Showtime

U tha se thumboi Arbana Osmanin, Rudina Dembacaj i hedh benzinë zjarrit

12/27/2021 17:19
nga:Donika Fetahu

Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj pak ditë më parë  ka realizuar një “Stand Up”. 

“Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”, ka thënë ajo ku tërhoqi vëmendjen e  audiencës me këtë frazë, shkruan GazetaBlic.

Kjo frazë u duk si kunjë për Arbanën.Pasi që shumë vite me parë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin e Arbana Osmanit.

Disa ditë pasi ‘thumbimi’ i saj bëri bujë, aktorja ka reaguar duke i hedhur benzinë zjarrit. Ajo tha se batuta ishte e vërtetë dhe la vend për dyshime, duke thënë se do të ketë sqarime të mëtejshme në “Stand Up”-in e rradhës.

“Qenka bërë nami me këtë batutë, pse nuk është e vertetë? Nejse, humor njerëz, për sqarime të mëtejshme, ju pres ne Stand up- in e radhës, Une dhe Burrat”, – ka shkruar Rudina në profilin e saj në “Instagram”./GazetaBlic/