Showtime

U tha se këndon në dasma vetëm për 9 mijë euro, reagon Remzie Osmani

06/02/2021 23:15
nga:Q R

Këngëtarja ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale.

Lajmeve të fundit që kanë qarkulluar lidhur me ofertën që kinse Remzie Osmani do kërkoi vetëm 9 mijë euro për pjesëmarrje në dasma i ka komentuar vetë protagonistja.

Në profilin e saj zyrtar në Facebook, këngëtarja është shprehur e revoltuar teksa ka shkruar se lajmet e tilla nuk janë të vërteta dhe do e dërgoj çështjen në Gjykatë duke i paditur portalet të cilat kanë shkruar diçka të pavërteta që sipas saj kanë dashur t’i prishin imazhin.

“Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare”, ka shkruar ndër të tjera Remzie Osmani.

Postimi i plotë i këngëtares pa ndërhyrje:

Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!
Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare.
Publiku i cili ka qenë besnik në rrugëtimin tim dhe më ka mbështetur që tre dekada, është i vetëdijshëm se këto lajme janë të pavërteta, sepse sinqeriteti dhe integriteti profesional e personal janë vlera qe më kanë përcjellur në vazhdimësi.
I falenderoj mediat dhe portalet e mirëfillta që nuk kanë rënë pre e këtyre dezinformatave dhe lajmeve të rreme të publikuara nga disa portale apo faqe në mediat sociale, të cilat janë të krijuara vetëm për publikimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.
Me qëllim që këto shpfije të ndalen, unë kam angazhuar zyrën e avokatëve “Hodaj & Partners” nga Prishtina, të cilët tani e tutje do të paraqesin pranë gjykatave dhe organeve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për mua.