Showtime

U tha se është shtatzënë? Françeska reagon për herë të parë

06/21/2024 10:16
nga:N K

Françeska Murati ishte një ndër konkurrentet më të komentuara në shtëpinë e “BBV”, për shkak të veshjeve të shtrenjta dhe lojës së ajo zgjodhi të bënte.

Së fundmi ajo ka rrëmbyer vëmendjen e medias rozë, pas lajmeve se është shtatzënë për herë të dytë.

Gjatë një interviste për emisionin “Natën me Aulonën”, Françeska iu ka dhënë fund këtyre aludimeve.

“Kam dëgjuar një thashethem të çuditshëm para pak ditësh. Që unë jam shtatzënë dhe kam qenë para se të hyja në shtëpi. Nuk është e vërtetë. Nuk jam shtatzënë dhe nuk kam qenë para se të hyja në shtëpi. Po të kisha qenë do të dilte në analizat që kemi bërë para se të futeshim në Big”– tha Françeska.

Ish-banorja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, Charlie.