Televizioni britanik, BBC ka dhënë një shpjegim për talljen e yllit portugez, Cristiano Ronaldo, gjatë ndeshjes së fazës së 16-të të Kampionatit Evropian kundër Sllovenisë, kur Jan Oblak priti penalltinë e sulmuesit.
Televizioni u tall me kapitenin e Portugalisë dhe shkroi në ekran “Misstiano Penaldo”, një shaka për goditjen e Ronaldos, e cila u vu re nga tifozët vëzhgues, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre.
“Titulli ishte thjesht një lojë fjalësh, të cilën e kemi bërë shumë herë në grafikat analizuese në programin Match Of The Day. Nuk kishim ndërmend të ofendonim Cristiano Ronaldon”, tha BBC në përgjigje.
/GazetaBlic Sport
Absolutely love that British viewers have been formally complaining to the BBC after it put “Misstiano Penaldo” on the screen during the Portugal Euros game.
Which has led to the BBC formally insisting it has been “consistently respectful” towards Ronaldo. pic.twitter.com/vEEcx1qA7U
— Jim Waterson (@jimwaterson) July 8, 2024