Tifozët e Napolit dhe Romës janë përplasur në autostradën pranë Arezzos, në një servis autostrade pasditen e sotme.
Tifozët e Napolit, të cilët po udhëtonin drejt Genovas për ndeshjen e skuadrës së tyre kundër Sampdorias, i kanë zënë pritë tifozëve të Romës që po udhëtonin drejt Milanos. Policia është dashur të ndërhyjë me shpejtësi dhe ka mbyllur përkohësisht rrugën me dy drejtime të autostradës deri sa situata të vihej nën kontroll, përcjell GazetaBlic Sport.
Një tifoz raportohet se është në gjendje të rëndë dhe është shtruar në spital pasi u godit me thikë gjatë përleshjes.
Nuk dihet ende nëse ai është tifoz i Napolit apo i Romës.
Ja pamjet:


