Tottenham do të apelojë suspendimin e mesfushorit Rodrigo Bentacur. Uruguaiani nuk do të jetë në gjendje të luajë në 7 ndeshjet e ardhshme të Spurs në Angli pasi ai abuzoi në mënyrë raciale shokun e tij të skuadrës, Son.
Një panel i pavarur gjithashtu gjobiti Bentancur me 100,000 funte, pasi zbuloi se ai kishte përdorur gjuhë fyese dhe se ishte një shkelje e rëndë e rregullave të FA pasi fjalët e tij i referoheshin origjinës etnike, ngjyrës, racës ose kombësisë.
Tottenham u informua për vendimin e FA më 12 nëntor dhe kishte 14 ditë për të vendosur nëse do të apelonte vetë vendimin apo sanksionin e vendosur.
Klubi londinez e ka pranuar vendimin – por do të apelojë sanksionin me shpresën se dënimi do të reduktohet.
Ka mundësi që ndalimi i tij të reduktohet me vetëm një ndeshje, duke pasur parasysh se sanksioni minimal standard i FA për përdorimin e gjuhës diskriminuese është gjashtë ndeshje.
/GazetaBlic Sport