Trajneri kosovar, Faruk Statovci është sulmuar mbrëmë nga disa persona të maskuar.
Statovci i cili është analist në televizionin Kanal 10, pasi mbaroi punën e tij aty – u sulmua nga disa persona të maksuar në afërsi të banesës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Statovci ka reaguar para pak çasteve, duke pohuar se gjendja e tij është e mirë, teksa shpreson se kjo të jetë ngjarja e fundit që ndodhë në përgjithësi.
Ja postimi i tij në rrjetin social, Facebook:
“Miq faleminderit shumë për mbështetjen
Ju tashmë jeni të informuar nga mediat vendore rreth situatës që unë kam përjetuar mbrëmë. Ju informojë të gjithëve se gjendja ime shëndetësorë është e mirë përkundër disa lëndimeve të lehta që kam pësuar.
Shpresoj që kjo të jetë ngjarja e fundit jo vetëm për mua.
Edhe njëherë faleminderit për mbështetjet dhe mesazhet e shumta”, ka shkruar Faruk Statovci në rrjetin e tij social, Facebook.
/GazetaBlic Sport


