Lajme

“U sulmova tmerrshëm”, Paçarizi flet për komentet pas deklaratës se mërgimtarët marrin shtesa për fëmijë

01/27/2026 22:20
nga:Sh R

Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte ka folur në lidhje me komentet që ka marrë pas deklaratës se mërgimtarët marrin shtesa për fëmijë.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se është sulmuar në mënyrën më të tmerrshme pas kësaj deklarate.

“Është pjesë problematike e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk duan të shohin, nuk e duan të vërtetën. Në Kosovë ka problem me të vërtetën. Për shembull, kur në një prej emisioneve këtu, unë e kam përmendur që fëmijët e mërgimtarëve marrin shtesa të fëmijëve, ndonëse nuk janë banorë rezidentë të Kosovës, mua më kanë sulmuar në mënyrën më të tmerrshme të mundshme”, tha ai.

Paçarizi në lidhje me ata komentues, u shpreh se kanë problem me të vërtetën.

“Komentet ishin me fjalët më të pisëta të mundshme, “Qysh ti po thu që në i marrim shtesat e fëmijëve. Ani çka që i marrim”. Do të thotë e pohojshin atë që kam thënë, por pse unë ti po e thua. Ky popull ka problem me të vërtetën, ky popull nuk e lyp të vërtetën”, tha ai.