Lulzim Peci, mesfushori i njohur kosovar ka fituar çmimin “Futbollisti i Vitit” në Komunën e Mitrovicës.
Peci kishte paraqitje shumë të mira me Trepçën 89′, poashtu edhe me kombëtaren e shpresave të Kosovës, andaj çmimi i fituar nga ai ishte mëse i merituar.
22 vjeçari potencon se është shumë i lumtur për këtë vlerësim që Komuna e Mitrovicës ia bëri, teksa tha se kjo e motivon maksimalisht për të ardhmen e tij.
“Natyrisht jam i lumtur për këtë çmim në qytetin tim dhe më jep vullnet të vazhdojë të punoj edhe më fortë drejt qëllimeve të klubit dhe qëllimeve personale. Dua të falënderojë të gjithë shokët e skuadrës dhe klubin e Trepcës 89”, tha fillimisht Lulzim Peci për ‘GazetaBlic Sport’.
Kontrata e tij me Trepçës 89′ skadon në fund të këtij sezoni dhe në drejtim të futbollistit të talentuar.
“Kam oferta nga Kosova dhe Shqipëria, jemi duke bashkëpunuar me klubin për një të ardhme sa më të mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/