Showtime

U shpall fituese e Fest’ 60, Ronela Hajati vjen me një reagim emocionues

12/30/2021 08:45
nga:G C

Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është shpallur mbrëmë fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022, i cili do të mbahet në Torino të Italisë.

Pas spektaklit, këngëtarja bëri një reagim në rrjete sociale duke falënderuar të gjithë për përkrahje.

“Shihemi Eurovision. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite. Ju dua me shpirt RTSH. Ju premtoj që do të bëjë një video e performancë që do të kujtohet. Nuk kam fjalë”, u shpreh ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)