Lajme

U shpall dje në kërkim, 50-vjeçari gjendet i pajetë në një kasolle

05/06/2023 15:48
nga:Y I

Një 50-vjeçar nga Kavaja është gjetur i pajetë në një kasolle.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:40. Policia njofton se në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë, në një kasolle, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi F. M., 50 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, nga Komisariati i Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

/Lapsi.al/