Showtime

U shpall “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”, mediat ndërkombëtare shkruajnë për Dua Lipën

08/08/2022 10:35
nga:G B

“Sunny Hill Festival”, u mbajt për katër ditë rresht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Ky festival organizohet nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe babai i saj, Dugagjin Lipa.

Teksa Dua, po qëndron prej disa ditësh në Kosovë së bashku me familjen e saj, ku edhe në natën e parë të festivalit ka performuar, ajo u nderua me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës” nga presidentja, Vjosa Osmani.

Pasi ajo u nderua me këtë titull, mediat ndërkombëtare kanë shkruar për të.

“Dua Lipa është emëruar ambasadore nderi e Kosovës”, thuhet në titujt e lajmeve të shkruara nga mediat ndërkombëtare.

Ndryshe, Dua ditën e djeshme ( e diel) u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjersa ky i fundit e vlerësoi të pamatshëm kontributin e saj për Kosovën.