Sporti

U shkatërruan me rezultatin tenistik 6-1 nga Holanda, trajneri i Turqisë merr vendimin e papritur

09/10/2021 15:33
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Turqisë.

Fatale për teknikun turk ishte humbja me rezultat tenistik 6-1 nga Holanda në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Pasi dështoi në Kampionatin Europian, 69-vjeçari turk e la aktualisht kombëtaren e tij në eliminatoret e Botërorit në grupin G në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve.

Turqia është ende në garë për tu kualifikuar pasi ndodhet -2 pikë nga Norvegjia e vendit të dytë.