Sporti

U shkarkua nga Milani, Allegri pritet të jetë trajner i ri i Napolit

05/26/2026 11:31
nga:Mergim Rreci

Napoli ka nisur të lëvizë shpejt pas largimit të Antonio Conte, dhe emri që del në krye të listës është Massimiliano Allegri.

Sipas raportimeve, Allegri shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit, pasi u shkarkua nga AC Milan, transmeton GazetaBlic Sport.

Drejtuesit napolitanë e konsiderojnë atë zgjedhjen ideale për të ndërtuar një projekt të ri dhe për ta rikthyer klubin në garën për trofe në Serie A.

Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe Napoli pritet të vendosë shpejt për trajnerin e ri, me Allegrin që shihet si favorit absolut për stolin e skuadrës që napoletane.

/GazetaBlic Sport/