Lajme

U rrotullua me traktor, vdes një person në Gjilan

10/27/2021 08:42
nga:M K

Një burrë nga Gjilani ka vdekur pasi është rrotulluar me traktorin e tij, raporton Express

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Shurdhan të Gjilanit, mesditën e së hënës.

Viktima ka humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe është rrotulluar. Si pasojë e kësaj, ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

“Fsh. Shurdhan, Gjilan 26.10.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.