Lajme

U rrëzua aksidentalisht nga “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”, vdes 55-vjeçari

07/07/2022 17:47
nga:G B

Nikolin Gega, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi është rrëzuar aksidentalisht në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve.”

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Mirditë në njësinë administrative Orosh.

“55-vjeçari, banues në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes.