Sa ishte në shtëpinë e Big Brother VIP, Juli foli për raportin e saj me Dafina Zeqirin.
Në një deklaratë kontroverse, finalistja e sezonit të parë të BB VIP Kosova pranoi se ka pasur konflikt fizik me të.
Ajo deklaroi se e ka rrahur Dafinën dhe shkak për këtë ishte i dashuri i përbashkët i dikurshëm, Krenar Çoçaj.
E mbrëmë, dy vajzat janë bërë ‘bashkë’.
Juli ka qëndruar në zonën VIP të skenës në Beer Fest, aty ku është ngjitur Dafina për të performuar.
Nura nuk ka publikuar video nga ky moment por vetëm paraprakisht, teksa shijonte atmosferën me një diss.
‘Ma shumë e majta zhagun unë me publik se do do’, është shprehur Juli, pa e precizuar se për kë e ka fjalën.
Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer për Prive.al se si u prit ngjitja në skenë e Dafinës.
‘Juli ka qëndruar ftohtë për vetëm 10 minuta pas ngjitjes së Dafinës në skenë. Pastaj, është larguar me shpejtësi’, ka thënë burimi për Prive.al.
Duket se hatërmbetjet e të kaluarës mbesin ende të patejkalueshme për dy vajzat.