Lajme

U rrah nga bashkëshorti, gruaja në Ferizaj dërgohet në strehimore

01/07/2025 09:54
nga:N K

Bashkëshorti ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij në Ferizaj, me ç’rast e sulmuara ditë më parë është larguar nga shtëpia e saj, raporton GazetaBlic.

Pas kësaj, e sulmuara është dërguar në strehimore.

Në raport thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, si dhe rasti nën hetime.

“I dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare, ku si pasoj me 03.01.2025 ishte larguar nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.