Politikani shqiptar, Shaip Kamberi do të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë edhe për një mandat.
Ai përmes një postimi në Facebook ka falendëruar të gjithë ata që e e uruan për rizgjedhjen në këtë post, e në veçanti liderët politikë të Kosovës, Albin Kurtin, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun për mbështetjen që i dhanë atij.
“Shumë faleminderit Albin. Është nderim i veçantë që politika jonë e shprehur në parlamentin e Serbisë gëzon mbështetjen e hapur dhe të plotë nga Ju, si Kryetar i Qeverisë dhe si bartës i listës më të votuar në Republikën e Kosovës. Kjo përkrahje shpërfaq përkushtimin Tuaj dhe të Qeverisë që kryesoni për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur dhe të diskriminuar nga Republika e Serbisë”.
“Memli dhe Lumir, pos tjerash, përkrahja juaj e vlefshme nga opozita ishte jo vetëm treguese e pjekurisë suaj politike në dobi të një politike sa më cilësore lokale shqiptare, por edhe në shërbim të ndërtimit të unitetit të Republikës së Kosovës karshi Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi.


