Sporti

U rikthye në merkaton e verës tek Llapi, Adem Maliqi njofton largimin nga skuadra e Tahir Batatinës

09/03/2025 10:12
nga:Mergim Rreci

Aventura e Adem Maliqit nuk ka zgjatur shumë tek skuadra e Llapit.

28 vjeçari ka njoftuar se është larguar nga ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai u rikthye tek Llapi para rreth një muaji, por duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë, pavarësisht entuziazmit që kishin të dyja palët.

“Të nderuar miq. Pas një periudhe të shkurtër me KF Llapi, dëshiroj t’ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e klubit dhe jam lojtar i lirë. KF Llapit i uroj shumë suksese në vazhdimin e kampionatit“, thuhet në njoftimin e tij.

/GazetaBlic Sport/