Sporti

U raportua se Wirtz ka rinovuar kontratën, vjen reagimi i Bayer Leverkusen

12/16/2024 11:56
nga:Lorik J

Të hënën në mëngjes, Kicker publikoi një artikull duke pretenduar se Florian Wirtz ka rinovuar kontratën e tij me Bayer Leverkusen përtej 2027.

Megjithatë, sipas Sky Sports, 21-vjeçari nuk ka nënshkruar ende një vazhdim të kontratës, edhe pse palët janë në bisedime të mira.

Media gjermane ka kontaktuar me Bayer Leverkusen, të cilët nuk kanë pranuar të konfirmojnë asgjë.

“Bayer 04 ka pasur një marrëdhënie shumë të besueshme dhe të ngushtë me Florian Wirtz dhe familjen e tij për shumë vite. Çështjet kontraktuale do të vazhdojnë të diskutohen ekskluzivisht midis menaxhimit të Bayer 04 dhe familjes Wirtz”, thuhet në deklaratën e Bayer 04.

“Nëse do të ketë ndonjë ndryshim në situatën aktuale kontraktuale (deri në vitin 2027), Bayer 04 sigurisht që do të vazhdojë të merret me këtë si më parë dhe në marrëveshje me familjen Wirtz. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që nuk do të komentojmë më tej për këtë temë”, komentoi klubi.

/GazetaBlic Sport