Lajme

U raportua se propozimi i tij për ambasador u refuzua nga pala amerikane, flet Haki Abazi

06/18/2021 18:33
nga:M K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar që ai te jetë ambasador i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një prononcim për Reporterin ka thënë se ai është shtetas amerikan dhe nuk ka të drejtë që ai të ushtrojë këtë detyrë.

“Jo nuk është diskutuar asnjëherë. Unë nuk kam të drejtë sepse jam shtetas amerikan”, ka thënë Abazi.

Në media sot është raportuar se Deputeti i VV-së Haki Abazi është propozuar për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke u thirrur në burime, është aluduar edhe se propozimi për Abazin ambasador ne SHBA është refuzuar nga pala amerikane.

GE: Haki Abazi propozohet ambasador në Amerikë, por refuzohet nga pala amerikane