Sporti

U raportua se po largohet Perez, Real Madrid qetëson tifozët: Nuk është e vërtetë

08/06/2023 08:29
nga:Lorik J

Real Madrid ka publikuar një deklaratë zyrtare pas një raportimi në mediumet spanjolle se Perez do të largohet nga madrilenët.

“Në përgjigje të thashethemeve që janë shfaqur në disa rrjete sociale, sipas të cilave presidenti Florentino Perez dyshohet se po mendon të largohet nga presidenca, Real Madrid CF dëshiron të thotë: Thashethemet janë të rreme dhe janë rezultat i disa interesave që nuk kanë lidhje me realitetin. Në asamblenë e ardhshme të anëtarëve të Real Madridit, nuk do të ketë asnjë pikë në rendin e ditës për të diskutuar emrin e Real Madrid City”, njoftuan gjigantët spanjollë në faqen e tyre të internetit.

Për Florentino Perez ky është mandati i dytë presidencial në klubin madrilen. E para zgjati nga viti 2000 deri në vitin 2006, ndërsa e dyta zgjat nga viti 2009 deri më sot. Reali fitoi 31 trofe nën drejtimin e tij.