Sporti

U raportua se Henry mund të marrë drejtimin e Bordeaux, deklarohet francezi

01/24/2022 14:20
nga:E K

Thierry Henry ka dhënë disa komente lidhur me punën tij të mundshme si trajner i Bordeaux.

Ikona franceze përmendej së fundmi si një opsion për të marrë punën e trajnerit te skuadra e Bordeaux, por duket se ai nuk di asgjë për këtë alternativë.

Henry ka thënë se nuk ka shumë komente për t’iu dhënë gazetarëve dhe dukej paksa i befasuar me pyetjen.

“Çfarë duhet të përgjigjem? Asgjë”, ka thënë Henry.

“Unë nuk jetoj në utopi. Sinqerisht, nuk di çfarë t’ju them për këtë”, shtoi francezi.

Henry ka qenë më parë trajner i Monaco në Ligue 1, por aventura e tij nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.