Modelja argjentinase Graciela Alfano (72 vjeçare), e ka gjetur veten sërish në qendër të vëmendjes – për shkak të thashethemeve që e lidhin emrin e saj me atë të legjendës së futbollit Ronaldinho (44 vjeçar).
Së fundmi Alfano ka postuar një video provokuese në Instagram ku shfaqet tërësisht e zhveshur nën dush. Videoja shkaktoi një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale dhe shumë njerëz filluan menjëherë të spekulojnë se Ronaldinho ishte prapa kamerës.
Thashethemet u nxitën më tej nga Alfano, e cila ndau një foto më herët atë ditë duke pozuar me brazilianin në hollin e një hoteli.

Pas ditësh spekulimesh, Alfano vendosi t’u japë një koment këtyre thashethemeve për çështjen e fotografisë, por nuk hodhi posht dyshimet për një lidhje të mundshme me Ronaldinhon.
“Më pëlqen kjo foto, ndihem mirë në trupin tim”. Por kush e filmoi? Epo, kjo është pyetja e duhur!’, tha Alfano në një intervistë televizive.
“Njerëzit menduan se Ronaldinho e bëri videon vetëm sepse ne ishim së bashku në ashensor”. Por kjo nuk ka lidhje me të vërtetën”, tha argjentinasja, duke shtuar se një punonjës hoteli ishte kameramani i klipit në fjalë.
/GazetaBlic Sport/


