Lajme

U raportua se do të jetë pjesë e Kryesisë së re të PDK-së, Paçarizi e mohon një gjë të tillë

08/05/2021 15:57
nga:Gazeta Blic

Në media u lakua emri i profesorit universitar, Rrahman Paçarizi, se do të jetë pjesë e Kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës. 

Por, në një bisedë për Gazeta Blic, profesori ka mohuar raportimet se ai do të kyqet në politikë.

Madje, ai mohoi zërat se do të jetë anëtar i Kryesisë së PDK-së.

Në anën tjetër, Këshilli i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:00, për t’i bërë publik emrat e anëtarëve të kryesisë së re.

Përveç Paçarizit, u lakuan edhe shumë emra tjerë të skenës publike në Kosovë.