Skuadra e Ferizajt nuk e ka nisur mirë edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës.
Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, kjo skuadër ka 4 humbje, një fitore dhe një barazim, duke u renditur në vendin e parafundit.
Gjatë ditës së sotme kishte raportime se drejtuesit e kësaj skuadre po mendojnë ta zëvendësojnë trajnerin Arsim Abazi me një trajner tjetër, ku një nga më të përmendurit ishte Bylbyl Sokoli.
Madje u raportua se një marrëveshje mes palëve është shumë afër, por që gjërat nuk duket të jenë kështu.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.
“Informacionet e tilla nuk e di sa nga kanë dalur. Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes, pra asgjë. Jemi të kënaqur me punën e trajnerit, Arsim Abazi“, tha shkrtimisht presidenti i kësaj skuadre.
/GazetaBlic Sport/