Sporti

U raportua se Aguero do të pensionohet, zëvendëspresidenti i Barçës zbulon gjithçka

11/21/2021 09:20
nga:Lorik J

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, karriera e Sergio Ageeros ka përfunduar.

Por kjo nuk është e gjitha e vërtetë, sipas zëvendës-presidentit të Barcelonës, Rafael Yuste, përcjell GazetaBlic Sport.

“E mohoj që do të ketë ndonjë lajm të tillë gjatë javës. “Kun” është në mes të një periudhe vëzhgimi tre mujore. Ai nuk është i sëmurë, por ka ca komplikime, thotë ai për gazetën spanjolle, Sport.

Më herët kishte reaguar edhe Kun Aguero, i cili shkroi në Twitter: “Për shkak të thashethemeve, dua të njoftoj se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit, po bëj analiza, trajtime dhe do të shoh shoh zhvillimin tim për 90 ditët e ardhshme. Gjithmonë pozitiv”, ka shkruar më herët sulmuesi argjentinas.

/GazetaBlic Sport