Gazetari i famshëm holandez Peter R. de Vries, i njohur për raportimet në botën e krimit, po lufton për jetën e tij, pasi u qëllua në një rrugë të Amsterdamit.
Gazetari 64-vjeçar, baba i dy fëmijëve, është në gjendje kritike pasi u qëllua nga një burrë ende i panjohur.
Peter u qëllua të paktën pesë herë ndërsa po largohej nga një studio televizive në Amsterdam.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dënoi sulmin ndaj gazetarit Hollandez Peter de Vries, duke e quajtur atë “një sulm mbi themelet e vlerave Evropiane”.
Kryeministri Hollandez Mark Rutte e quajti atentatin “tronditës”.
Mbreti i Hollandës, Willem Alexander dhe gruaja e tij, Mbretëresha Maxima, gjithashtu shprehën neveri për sulmin e gazetarit 64-vjeçar.
“Sulmi ndaj Peter R. de Fries është tronditës dhe i pamendueshëm, është një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe për këtë arsye një sulm ndaj lirisë së shtypit, i cili është thelbësor për demokracinë tonë dhe shtetin e së drejtës,” tha Mark . Hani, Kryeministri i Hollandës, gjatë një konference për shtyp që dha në Hagë. /Ora News/


