Lajme

U qëllua me armë zjarri, reagon Çitaku për ish-kryeministrin japonez: Tronditëse, ai ishte mik i madh i Kosovës

07/08/2022 08:52
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ish-kryeministri i Japonisë është qëlluar me armë zjarri gjersa po mbante fjalim.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Abe është mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i saj.

Sipas saj, Abe ka qenë mik i lirisë, demokracisë dhe miqësisë.

Postimi i plotë:

Lajm tronditës nga Japonia.

Ish-kryeministri Shinzo Abe ka qenë mik i lirisë, demokracisë dhe partneritetit.

Abe ka qenë një mbështetës i vendosur i Kosovës dhe ka luajtur një rol vendimtar në nxitjen e partneritetit midis vendeve tona.