Lajme

U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Belgjikë, ndërron jetë 45-vjeçari

05/07/2024 07:46
nga:Y I

Ka ndërruar jetë në spital në Belgjikë, Agustin Kaza.

45-vjeçari është qëlluar me armë zjarri para një jave më 28 prill nga një bashkatdhetar, i cili pas krimit mendohet se është arratisur në Shqipëri.

Për rreth një javë Kaza ka qendruar në gjendje kome ndërsa humbi jetën këtë të hënë.

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e ngjarjes.

/Euronews Albania/