Edmond Papaj i cili u qëllua me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se 49-vjeçari ka humbur jetën në spital pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë Edmond Papaj, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”-njofton policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
/Euronews Albania/


