Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou iu përgjigj me shaka një pyetjeje në lidhje me suksesin e fillimit të sezonit të Spurs.
Ai deklaroi: “Sapo kopjova Pepin”.
Eksperti foli me Peter Crouch dhe Joe Cole të TNT Sports, pasi londinezët mundën Bournemouth 2-0 si mysafir.
Postecoglou u pyet për mënyrën se si ai përdor mbrojtësit e tij të krahut Pedro Porro dhe Destiny Udoji.
Josep Guardiola ishte i pari që prezantoi risinë taktike në Manchester City. Arsenali dhe Liverpool kanë ndryshuar gjithashtu mënyrën se si përdorin mbrojtësit e tyre.
“Sapo kopjova Pep. Ne po punojmë shumë. Ndonjëherë nevojiten instinktet, por ne po mendojmë të krijojmë një sistem sa më të lirshëm të lojës”, tha trajneri australian i Tottenham.
“Nëse ka hapësirë, harron se je mbrojtës. Para së gjithash, je një futbollist që duhet ta shfrytëzosh. Megjithatë, ne duhet të sigurojmë veten dhe të mbyllim hapësirat e lira”, shtoi Postecoglou.


