Sporti

U pyet se cilët lojtarë të Spartës do të merrte në ‘Anfield’, Klopp me përgjigje epike

03/08/2024 12:18
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp ka pasur një moment argëtues në konferencën për shtyp duke analizuar fitoren e Liverpoolit ndaj Sparta Pragës, në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Ligës së Evropës .

Gjithçka ndodhi kur trajneri gjerman i të kuqve u pyet nëse kishte ndonjë lojtar nga skuadra çeke që do ta çonte në Anfield. Përgjigja ishte e shkurtër dhe qesharake, me trajnerin që kujtoi se do të largohet në fund të sezonit.

“Unë largohem në verë. Dëshironi që t’i marr me vete për pushime?”, ka thënë Klopp me shaka.