Lajme

U pyet nëse do t’i përgjigjet urdhrit të gjykatës, Kurti refuzon të deklarohet

02/20/2025 13:47
nga:G B

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë për paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij.

E në lidhje me mos-paraqitjen e tij në Prokurori si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore Kurti është pyetur sërish sot nga gazetarët.

Kurti shkoi sot në Stan Tërg ku është mbajtur manifestimi qendror i Javës së Minatorëve.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Kurti zgjodhi që sërish të mos deklarohet për këtë temë.

“Urime java e minatorëve”, tha shkurt Kurti, duke anashkaluar pyetjen e gazetarëve.