Ditën e sotme ka qarkulluar në rrjetet sociale një video ku shihet momenti qe motrat Berisha ushtrojnë dhunë mbi Klea Prengën.
Me anë të një postim në Instagram, Prenga shkroi se u sulmua teksa ishte duke ngrënë.
Ajo i quan Antonelen dhe Marielën si “fundërrina”.
Më poshtë keni postimin e plotë:
“Të dashur miq, pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron. Falenderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japi. Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkoj në vendin e duhur. Faleminderit“, shkroi ajo.