Showtime

U propozua të jenë pesë finalist, “vëllai i madh” merr vendimin përfundimtar për finalen e madhe

02/09/2022 16:10
nga:Genita C

Einxhel Shkira mbrëmë në spektakël dha një propozim sa i përket finalistëve, raporton GazetaBlic.

Ajo kërkoi që shuma prej 15 mijë eurove që u shtua javë e kaluar në çmimin e madh të hiqet, dhe të shtohet një finalist më shumë.

Në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë “vëllai i madh” ka dërguar një zarf për këtë çështje.

Në këtë zarf është vendimi përfundimtar për finalistët të cilët do të jenë vetëm katër dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Kujtojmë se, Beniada është finalistja e dytë në shtëpinë e “BBV”./GazetaBlic/