Policia franceze pret në mes ‘ëndërrën’ e 45 emigrantëve që ishin nisur me gomone drejt Anglisë.
Emigrantët ishin nisur për të kaluar kanalin e “La Manshit”, kur u kapën.
Midis Calais dhe Dunkirk, emigrantët të veshur me jelekë shpëtimi të kuq, dolën nga dunat e rërës dhe hodhën gomonen në breg.
Disa gra dhe burra mbanin në krahë fëmijë të vegjël, ndërsa një grup i madh kryesisht të rinjsh e ndiqnin pas, duke mbajtur një gomone të zezë mbi kokat e tyre. Por ata u kapën nga një makinë policie e cila vrapoi përgjatë plazhit, me oficerët që përorën thikë për shpuar gomonen ndërsa emigrantët u shpërndanë me shpejtësi.
Njëri prej tyre u ul në gjunjë në shenjë dëshpërimi, me duart që ia mbuluan fytyrën pasi një oficer dukej se përdorte edhe spray.
Policia më pas e copëtoi motorin e jashtëm me një çekiç dhe pushuesit e hutuar shikonin teksa emigrantët po ecnin të dëshpëruar për t’u fshehur sërish midis dunave.
Asnjë arrestim nuk është bërë nga policia franceze, por ndërhyrja erdhi në një ditë kur 10 varka të vogla me 337 emigrantë u nisën me sukses nga brigjet franceze dhe arritën në Mbretërinë e Bashkuar.





