Ishte prezantuar tek Llapi më 10 qershor, por Festim Haxhiu ka ndryshuar përsëri skuadër.
‘GazetaBlic Sport’ mëson mbrojtësi 21 vjeçar do t’i bashkohet skuadrës së Vushtrrisë.
Mbrojtësi i qendrës ka kaluar të gjitha kategoritë e reja tek Llapi, kurse ka bërë karrierë edhe tek Besa, Liria dhe së fundmi Vjosa.
Ai do të jetë forcë e shtuar tek skuadra e Ligës së Parë, e cila synon organizimin dhe rikthimin në Superligë.

/GazetaBlic Sport/


