Gjatë një kontrolli të rregullt para terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, një veturë me targa civile është paraqitur si veturë zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, drejtuesi i automjetit, kishte prezantuar edhe dokumente të cilat pretendoheshin të ishin zyrtare.
Pas verifikimit, policia ka konstatuar se vetura ishte pronë e një kompanie private.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “prezantim të rremë si person zyrtar” dhe procedurat do të zhvillohen në procedurë të rregullt.


