Pas kalimit nga Partia Demokratike në Lëvizjen Vetëvendosje, ka ardhur edhe një reagim nga deputetja, Adelina Grainca, shkruan Gazeta Blic.
Ajo ka publikuar një fotografi me xhaxhain e tij, të apostrofuar si personi që “negocioi kalimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje”.
Deputetja Grainca, ka falenderuar publikisht xhaxhain e saj, për të cilin thotë se përherë ka punuar për të mirën e vendit.
“Këto ditë emri im dhe i familjarëve të mi u lakua vazhdimisht me pretekst krejtësisht shpifës! Luli për mua nuk është vetëm xhaxhi im, por edhe prind e shoku im më i ngushtë, mbështetja më e madhe që unë kam. Publikisht sikurse para zgjedhjeve e edhe tani, do e falenderoja për të gjitha, do të të bëj krenar ty dhe gjithë familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë!”, ka shkruar Grainca.
PSD proteston kundër orës policorë, e quan Arben Vitinë “Dr. Hipokriti”
Deputetja e Vetëvendosjes shpall kandidaturën për kryetare të Prizrenit