Pak para fillimit të ndeshjes Shqipëri – Itali ka pasur përleshje mes tifozëve.
Tifozeria nga kryeqyteti, “Plisat” kanë pasur një përleshje me tifozët italianë në shkallët e stadiumit “Air Albania”, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë incident, “Plisat” kanë reaguar në rrjetin e tyre social, ku publikuan fotografi me një flamur italian që e kanë “kapur” pas përleshjeve, e që në ligjet e tifozerisë kjo nënkuptohet si fitore.
Tifozët prishtinas kanë theksuar se janë larguar nga stadiumi, shkaku se janë arrestuar dy tifozë të tyre.
Ja njoftimi i tyre:


