Showtime

U përjashtua nga Big Brother, reagon Klodian Duro

01/21/2024 18:56
nga:G C

Klodian Duro ka reaguar pasi u përjashtua nga “Big Brother VIP” për shkak të deklaratave të tij.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother VIP’ është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtet dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’. Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve.”, ka shkruar ish-futbollisti.

Duro u shpreh mbrëmë pas spektaklit gjatë darkës me banorët: “Ruajuni nga unë se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju?”.

Përmes një zarfi të zi, produksioni njoftoi:

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë nga gara në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të kësaj shtëpie të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën.”