Sporti

U përjashtua në ndeshjen e mbrëmshme, zbulohet se çfarë i tha Koeman gjyqtarit të ndeshjes

04/30/2021 08:33
nga:Mergim Rreci

Përjashtimi i Ronald Koeman kundër Granadës erdhi si një befasi e madhe ndeshjen e mbrëmshme.

Gjyqtari me shpejtësi iu afrua holandezit dhe i tregoi atij një karton të kuq. Zyrtari i katërt u ankua se Koeman e kishte fyer atë.

Sipas raportit të gjyqtarit, shefi i Barcelonës tha “çfarë karakteri”, përcjell GazetaBlic.

Holandezi ka qenë shumë kritik ndaj VAR gjatë gjithë sezonit. Të enjten, ai u dërgua jashtë pasi shprehu mendimin e tij me zë të lartë.

Koeman është një nga ata trajnerë që flet, qoftë për lojtarët e tij apo për shtypin.

Barcelona humbi ndeshjen e mbrëmshme me rezultat 1 me 2.

/GazetaBlic/