48 orë pasi doli një video që përfshinte Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele në një bisedë raciste, të parit i ishte anuluar kontrata ambasadore nga Konami.
Video u regjistrua nga Dembele në një hotel në Japoni gjatë para-sezonit me Barcelonën,dhe në klip ata bënë komente përçmuese për punëtorët aziatikë të hoteleve, përcjell GazetaBlic Sport.
French football stars Ousmane Dembele and Antoine Griezmann appeared to be mocking the Asian staff in their hotel in leaked footage from 2019.
They have apologised for their actions but denied allegations of racism pic.twitter.com/GwhAJTLqWB
— TRT World (@trtworld) July 7, 2021
Të dy kërkuan falje, dhe madje Rakuten, sponsori zyrtar i Barcelonës, mendoi se ishte një qëndrim “i papranueshëm” dhe tha se do të flisnin me klubin për të kërkuar shpjegime.
Kompania japoneze Konami gjithashtu ka ndërmarrë veprime duke anuluar kontratën e Griezmann si ambasador, të cilën ai e kishte nënshkruar vetëm një muaj më parë.
Konami Digital Entertainment zotëron ekskluzivitetin e lojës Barcelona dhe kanë njoftuar se ata do t’i kërkojnë klubit të shpjegojë detajet e çështjes, si dhe veprimet e tyre të ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


