Showtime

U përfolën për romancë dashurie, Ron Zaiti tregon nëse do të ketë një tjetër bashkëpunim me Semi Jaupajn

09/18/2022 14:45
nga:G C

Ata realizuan një këngë së bashku disa muaj më parë.

Bëhet fjalë për këngëtarët e njohur, Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj, të cilët sollën duetin e parë të titulluar “All your lovin”.

Të njëjtit u komentuan shumë për raportin pas publikimit të klipit, pasi u shfaqen në momente intime.

Së fundmi Roni është pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim tjetër me artisten nga Shqipëria.

“Ndoshta në të ardhmen. Gjithmonë dua që të bëj këngë me artistë të mirë”, u shpreh ai.