Showtime

U përfol për lidhje dashurie me Capital T, flet Adrola Dushi

08/03/2023 12:21
nga:Y I

Reperi Capital T, gjatë ditës së djeshme organizoi një ndejë private me miq e kolegë, para koncertit të madh të 11 gushtit në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pjesë e festës ishin shumë kolegë të reperit të cilët do të jenë pjesë e koncertit madhështorë.

Por, vëmendjen më të madhe e mori prezenca e modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushi e cila tash e një kohë është duke u përfolur për një lidhje dashurie me reperin Capital T.

Modelja ka mohuar thashethemet duke thënë se me reperin gëzon një shoqëri të mirë dhe nuk ka asgjë mes tyre.

Kujojmë, se reperi para disa ditësh ka zbuluar se është në lidhje dashurie por nuk ka zbuluar më shumë rreth vajzës e cila i ka marrë zemrën.