Lajme

U përfol emri i tij si kandidat i mundshëm për kandidat për kryetar të Gjilanit nga koalicioni VV- Lista Guxo, vjen reagimi i Fatmir Rexhepit

05/28/2021 11:27
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi është lakuar si kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Gjilanit, për zgjedhjet komunale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, pos Besnik Bislimit, Alban Hysenit e Arbëreshë Kryeziut, u lakua edhe emri i Rexhepit, për shkak edhe të afërsisë që ai kishte me Vjosa Osmanin, aktualisht president e vende.

Megjithatë, i kontaktuar nga Gazeta Blic ai nuk ka dashur të flasë në lidhje me lakimin e emrit të tij.

“Nuk kam koment”, ka qenë përgjigja e tij e shkurtë.

Rexhepi ishte kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti 1, si dhe kishte dalë disa herë kundër vendimeve të partisë së tij- LDK-së. Madje, ai nuk e kishte votuar as Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ndërkohë, ende nuk dihet as nga Lidhja Demokratike e Kosovës se kush do të jetë kandidati për kryetar nga kjo parti.

Kryetari aktual, Lutfi Haziri as nuk e ka mohuar e as pohuar nëse do të garojë edhe në këto zgjedhje për kryetar të Komunës së Gjilanit.

E në rast se Haziri tërhiqet nga gara, atëherë janë dy kandidatë potencial për të garuar në zgjedhjet lokale.

Si emri më i mundshëm përmendet ai i Arbër Ismajlit, aktualisht nënkryetar i Gjilanit dhe  ish- deputeti i kësaj partie, Faton BislImi.

Milaim Zeka kërcënohet me vdekje