Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos nuk do të jetë pa angazhim gjatë Kupës së Botës.
Ai njoftoi tërheqjen e tij nga ‘Die Mannschaft’ pas Kampionatit të fundit Evropian, por tashmë do të jetë në rolin e opinionistit dhe komentuesit të ndeshjeve për Kampionatin Botëror, përcjell GazetaBlic Sport.
Kampioni i Botës në vitin 2014, në Brazil, do të jetë një nga analistët e MagentaTV, njoftoi këtë të martë televizioni gjerman.
/GazetaBlic Sport/