Sekretarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se të gjitha veprimet e fundit të kryeministrit të Kosovës çojnë drejt asaj se vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja nacionale, raporton Gazeta Blic.
Sipas saj të gjitha veprimet e Kurtit që ajo i ka quajtur të paligjshme apo të dëmshme po bëhen në shërbim të fjalimeve në fushatën zgjedhore.
“Veprimet e kryeministrit, ato kryesoret të paligjshme apo të dëmshme, janë në shërbim të fjalimit të fushatës zgjedhore. Fjalimi po shkruhet kadal-dale. Do të na tregojnë sesi i penguan, u sabotuan dhe u sanksionuan. Arsyetime, arsyetime…”, ka shkuar Rrusta


